Arbër Basha po përshtatet shumë mirë në futbollin estonez dhe tashmë gjen edhe golin.
Mesfushori i talentuar 20-vjeçar, i cili para disa javësh vendosi të braktiste Superioren lër të provuar veten në Estoni, sot ka shënuar në fitoren 7-0 që ekipi i tij Trans Narva arriti kundër rivalit modest nga kategoria e tretë, Kadrina.
Është ndeshja e tretë si titullar vetëm në këtë muaj për Bashën, që shkëlqeu edhe javën e shkuar në fitoren 4-1 kundër Tulevik në kampionat.
Pas aventurës në Kosovë, si dhe një periudhe te Kamza, Basha shpreson të vijojë me këtë ritëm, për të luajtur në klubet kryesore në Estoni, ose të transferohet në kampionatin rus, nëse shkëlqen.