Goli i barazimit shënohet në të minutën e 9 shtesë, Uellsi i jep asist të madh Shqipërisë së Bulkut për kualifikimin historik

Shqipëria U-17 po luan kundër Kroacisë në ndeshjen e dytë të eliminatoreve të Europianit. Kuqezinjtë e vegjël janë shumë pranë kualifikimit historik pasi fituan 1-3 ndaj Suedisë në ndeshjen e parë, teksa Uellsi e mundi 2-0 Kroacinë.

Një asist i madh ka ardhur nga ndeshja e sapo mbyllur mes Suedisë dhe Uellsit. Këta të fundit barazuan 3-3 me një gol të shënuar në minutën e 9 të shtesës. Pra aktualisht është Uellsi në vendin e parë me 4 pikë, Shqipëria vjen e dyta me 3 pikë, Suedia vjen e treta me 1 pikë dhe Kroacia me 0 pikë. Por ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë mbyll xhiron e dytë në këtë grup ku një fitore na jep kualifikim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online