Golat spektakolarë me Shqipërinë zgjojnë interesin e Europës për Asanin, zbulohet ekipi nga La Liga që kërkon lojtarin shqiptar

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Jasir Asani është padyshim ylli i momentit i Kombëtares shqiptare të futbllit. Deri më tani, ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm me golat e tij spektakolar nga distanca. Këto perla nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet europiane, duke zgjuar interes nga shumë skuadra të kampionateve më të forta të Kontinentit të Vjetër.

Gazetari Arlind Sadiku ka njoftuar se Celta Vigo është njëra prej skuadrave që kërkon shërbimet e Jasir Asanit. “Jasir Asani pritet të transferohet në Celta Vigo. 28-vjeçari ka oferta nga Italia, Gjermania dhe Arabia Saudite”, ka shkruar Arlind Sadiku në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *