Myrto Uzuni arriti që të realizojë tre gola në përballjen e djeshme mes Prishtinës dhe Ferencvarosh, e cila përfundoi në shifrat 1-3. Duke njohur më mirë ekipin kundërshtar dhe në tokën e tij shqiptare, futbollisti nga Uznova e ka bërë lehtësisht diferencën në fushën e lojës.
Por këto gola të realizuara prej tij nuk ishin thjesht shifra që i siguruan kualifikimin Ferencvarosh. Nga ana tjetër falë këtyre realizimeve Myrto Uzuni ka arritur “perandorin e Hungarisë”, Albert Florian. Ky i fundit njihet si një nga futbollistët më elegant të të gjitha kohërave duke realizuar 256 gola me Ferencvarosh.
Kështu tripleta e fundit që arrihej në 90 minuta dhe në një ndeshje në Europë i përkiste Albert Florian që e arriti këtë shifër me Panionos në vitin 1971 teksa Ferencvarosh fitonte pastër 6-0. Myrto ka thyer rekordin 50-vjeçar te ekipi hungarez, ndërsa shpresohet që kjo të mos jetë hera e fundit për të që shënon tripletë. /Sport Ekspres/