Golat më të bukur në kualifikueset e “Euro 2024” shpallet nga UEFA, dy nga tre vendet e para i përkasin lojtarëve të Shqipërisë

UEFA ka publikuar rezultatet pas votimit të fansave për golin më të bukur të kualifikueseve të “Euro 2024”. Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Jasir Asani dhe Kristjan Asllani, janë renditur në podium.

Sulmuesi anësor i Kombëtares sonë, Asani, është renditur i dyti me vota për golin e shënuar kundër Polonisë në “Air Albania”, ndërsa mesfushori Asllani i treti për “silurën” e realizuar në transfertë kundër Ishujve Faroe.

Vendin e parë e ka zënë lojtari i Kazakistanit, Askhat Tagybergen, me golin e shënuar me një “volej” kundër Danimarkës. Më poshtë ju sjellim renditjen e 10 golave më të votuar nga fansat:

  • Askhat Tagybergen | Kazakistan-Danimarkë
  • Jasir Asani | Shqipëri-Poloni
  • Kristjan Asllani | Ishujt Faroe-Shqipëri
  • Emin Makhmudov | Azerbajxhan-Suedi
  • Yunus Akgun | Turqi-Letoni
  • Zan Vipotnik | Kazakistan-Slloveni
  • Kylian Mbappe | Francë-Gjibraltar
  • Sandro Ëolfinger | Bosnje Hercegovine-Lihtenshtejn
  • Leandro-Trossard | Belgjikë-Estoni
  • Bukayo Saka | Angli-Maqedoni e Veriut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online