Golat e Vrionit nuk kalojnë pa u vënë re, një tjetër klub i Serisë A kërkon shërbimet e sulmuesit shqiptar

Xhakomo Vrioni la pas sezonin më të mirë të karrierës së tij. Sulmuesi 23-vjeçar u shpall golashënuesi më i mirë në elitën e Austrisë, ku mbajti veshur fanellën e Tirolit. Huazimi përfundoi dhe tashmë lojtari shqiptar pret të mësojë të ardhmen e tij. Vrioni është kthyer në radhët e klubit që zotëron kartonin e tij, Juventusit, që nga ana tjetër po vlerëson ofertat që ka në tryezë për të.

Golat e shumtë të shënuar sezonin e shkuar nuk kanë kaluar pa u vënë re, teksa pas Getafes, Beshiktashit, Anderlehtit dhe Sampdorias, një tjetër klub italian del në skenë për të. Në Itali raportojnë se Kremonese i është shtuar listës së klubeve të interesuara për shërbimet e Xhakomo Vrionit. Klubi në fjalë siguroi këtë sezon ngjitjen në Serinë A dhe për këtë arsye kërkojnë të përforcojnë sulmin. Dy janë alternativat e tyre për këtë repart, Kuaduo Duah dhe Xhakomo Vrioni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *