Sfida e së shtunës në Ligën 3 gjermane, mes të rinjve të Verder Bremenit dhe CZ Jenës, nuk është se kishte ndonjë vlerë të madhe, pasi Verderi ka rënë nga kategoria dhe Jena është në mesin e qetë.
Për këtë arsye, nuk është se ngjall ndonjë interes të veçantë si ndeshje, aq sa edhe tifozët ishin të paktë në ministadiumin e rezervave të Verderit.
Megjithatë, sfida ishte spektakolare, sepse Verderi kryesonte 2-0 në pushim dhe Jena fitoi 4-2. Njëri nga golat e Jenës, ai i barazimit të përkohshëm, u shënuar në minutën e 53-të, nga belgu Jo Kopers. Gjithçka normale, përveç dy gjërave: goli u shënua nga porta në portë dhe autori është… portieri!
Për 27-vjeçarin goli i parë në karrierë, por festa nuk ishte e jashtëzakonshme: “Më vjen keq për kolegun tim, pati fat të keq”.