Gol dhe asist! Esat Mala vazhdon të tregojë se është “thesari” i Partizanit, vlera kuptohet kur e humbet

0

Nga Klaudio Ndreca

Gjithmonë vlerën më të madhe i’a kupton dikujt, vetëm atëherë kur e humbet! Ky është edhe rasti mes Partizanit dhe Esat Malës. Ky i fundit kishte fituar dashurinë e të gjithëve te kryeqytetasit, ku ishte edhe idhulli i tifozëve. Megjithatë nuk ngurruan për ta bërë shembull, në momentin më kritik të Partizanit dhe atëherë kur duhej gjetur një zgjidhje alternative, edhe për vetë kontributin që Mala ka dhënë ndaj skuadrës. Gjithsesi me profesionalizmin më të madh, lojtari nuk e ngriti zërin për padrejtësinë dhe shkoi për t’u stërvitur dhe luajtur me të rinjtë.

Për t’u rikthyer më pas sërish me ekipin e parë në momentin që drejtuesit e thirrën. Kjo është e shkuara, ndërsa e ardhmja mund ta shoh larg Partizanit dhe ka shumë skuadra që kanë shfaqur dëshirën për ta marrë në merkaton e verës. Në miqësoren e zhvilluar në ditën e djeshme në “Football Republic”, atje ku Partizani ka mundur me rezultatin 8-1 ndaj Turbinës, Esat Mala ka shënuar 1 gol dhe dhuruar 1 asist. Edhe njëherë tjetër duke dëshmuar sesa i rëndësishëm është për të kuqtë, por këta të fundit nuk do të kenë mundësinë për t’i pasur gjatë shërbimet e tij. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.