Mbrojtësi i Shahtarit të Doneckut, Darijo Sërna, është pezulluar me 17 muaj, për shkak se ka rezultuar pozitiv për përdorim dopingu.
Sërna nuk luan që prej muajit shtator, kur dolën rezultatet e një kontrolli të kryer në mars. Ish-kapiteni i Kroacisë do të kthehet në gusht të këtij viti, sepse dënimi llogaritet që prej ditës kur dështoi në testin antidoping, duke u zbuluar se ka përdorur steroidin dehidroepiandrosteron.
Sërna është 35 vjeç dhe ka mohuar të ketë përdorur qëllimisht ndonjë substancë të ndaluar, por pranoi të mos luante më që prej shtatorit, kur doli përgjigja e parë e testit. Kjo ka bërë që edhe dënimi për të të jetë më i ulët, pasi Qendra Kombëtare anti-Doping e Ukrainës ka gjykuar se mbrojtësi, i cili ka zhvilluar 134 ndeshje me Kroacinë, duke shënuar 22 gola, ka pranuar se nuk ka dijeni për substancën dhe gjithashtu ka marrë përsipër përgjegjësinë.