Në ndeshjen mes Arsenalit dhe Mançester Junajtid Rob Holding u largua me barelë nga fusha e blertë. Mbrojtësi u duk që pësoi një dëmtim mjaft të rëndë, por sot ka ardhur dhe njoftimi për shkallën e tij të dëmtimit.
23-vjeçari ka pësuar një frakturë të rëndë në gjurin e majtë dhe nuk mund të shmangë ndërhyrjen kirurgjikale. Duke qenë se bëhet fjalë për një dëmtim në pjesën e kryqëzimit të gjurit, mbrojtësit do i duhet një periudhë 9-mujore që të rikuperohet.
Një lajm mjaft i keq për Arsenalin, që do të humbasë shërbimet e një prej lojtarëve që këtë edicion e kishte nisur mjaft mirë ndeshjen, duke luajtur në 9 takime si titullar.