Endri Çekiçi do të firmoste me ekipin e Ankaragucu pas shkëlqimit të madh te Ljubjana, atje ku u shndërrua në yllin e klubit. Aventura në Turqi nuk nisi në mënyrën më të mirë dhe kërkohej koha e nevojshme që futbollisti shqiptar të ambientohej në vendin e ri. Më pas Çekiçit iu besua vendi i titullar teksa do të bënte paraqitje të nivelit të lartë.
Gjithsesi kjo aventurë e re do të mbyllet më shpejt nga çfarë ishte parashikuar. Me humbjen e marrë në ditën e sotme kundër Kasimpasas, skuadra e lojtarit shqiptar ka rënë zyrtarisht në divizionin më poshtë, kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi i kampionatit. Sipas të gjitha gjasave kjo do të sjellë edhe largimin e lojtarit shqiptar në merkaton e verës pasi kërkon nivel më të lartë të futbollit. /Sport Ekspres/