Goditje dyshe e Kukësit, vijnë dy firma “big”

Kukësi e ka nisur me synime të mëdha pjesën e dytë të sezonit dhe pas fitores në miqësoren e djeshme kundër Kajserisporit, janë konkretizuar edhe dy afrime në merkato.

Kështu, Kukësi ka mbyllur marrëveshjen me mesfushorin gjeorgjian Irakli Dzaria, i cili ka qenë pjesë e kombëtares gjeorgjiane. 29-vjeçari është bashkuar me skuadrën ditën e sotme në Antalia dhe është prezantuar zyrtarisht. Në sezonin e fundit Dzaria ishte titullar fiks te Dila Gori dhe u përfshi në formacionin më të mirë të vitit në kampionatin gjeorgjian. Tashmë gjeorgjiani, mesfushor qendror, del për herë të parë jashtë vendit dhe është një goditje e firmosur nga Nderim Nexhipi, i cili e ka kërkuar me ngulm, duke marrë edhe mendimin e shokut të skuadrës së Dzarias, Giorgi Pophadze, i cili ka luajtur me Nexhipin në Vlorë para pak vitesh.

Ndërkaq, nesër zbarkon në Antalia mbrojtësi kroat Filip Zhderiç, i cili ka gjetur marrëveshjen me Kukësin. Ish-mbrojtësi i djathtë i Gaz Metanit ka lindur në Gjermani, por ka shëtitur Europën dhe e njeh mirë edhe trajneri Pakult, i cili është i bindur për cilësitë e tij. Zhderiç do të pasojë te Kukësi ish-kapitenin Rraman Hallaçi.

 

2 thoughts on “Goditje dyshe e Kukësit, vijnë dy firma “big”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *