Goditja e madhe e Uest Hem, nënshkruan ish-mesfushori i Sitit

Uest Hem Junajtid ka hapur merkaton e afrimeve, teksa sot ka nënshkruar me mesfushorin Samir Nasri. Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur deri në fund të këtij sezoni me opsion rinovimi. Francezi bashkohet me Manuel Pelegrinin, trajner me të cilin ka bashkëpunuar më parë të Mançester Siti.

“Një lojtar zgjedh klubin në bazë të ambicieve. Mendoj se Uest Hemi ka gjithçka që të bëhet një ndër klubet më të mëdha në Londër. Po rikthehem në një kampionat që e njoh, më të fortin në botë, në një klub ambicioz dhe me një trajner që kam punuar më pare”, është shprehur Nasri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *