Godet Roma, Pastore është verdhekuq

Roma bën një goditje të rëndësishme në merkato, sepse drejtori sportiv Monçi ka gjetur marrëveshjen me PSG-në për blerjen e Havier Pastores, i cili do të firmosë deri në vitin 2022 dhe do të fitojë 4 milionë euro në sezon.

Bëhet fjalë për rikthim të fantazistit argjentinas në Itali, sepse para 7 sezonesh PSG e bleu nga Palermo për 42 milionë euro.

Në sezonet e fundit Pastore nuk ka qenë lojtar i rëndësishëm te PSG, duke luajtur shumë pak, ndaj tashmë kërkon ta rinisë nga Roma, që këtë verë po tregohet shumë aktive, sepse ka blerë edhe Çoriç, Markano, Kristante e Klajvert.

Për Pastoren, i cili nuk arriti të bëhej pjesë e Argjentinës për Kupën e Botës, është rasti ideal për të treguar se është ende lojtar i nivelit të lartë, pasi është vetëm 28 vjeç.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *