“Gnabry show” në gjysmëfinale, tifozët e Arsenalit të mërzitur për largimin e lojtarit: Dhemb akoma, e shitëm 5 milonë

Serge Gnabry ishte lojtari kryesor i ndeshjes së sotme, pasi shënoi 2 golat e parë të takimit, të cilat i dhanë knock-outin Lyonit. Goli i parë i sfidës ishte një kryevepër, teksa gjermani dribloi tre lojtarë dhe me një goditje potente e dërgoi topin në cepin e portës. Në këtë gjysëmfinale la gjurmë edhe lojtari kryesor i ekipit, Levandovski, që shënoi golin e tretë dhe të fundit për Bayernin.

Tifozët e Arsenalit janë shprehur edhe njëherë tejet të mërzitur, për faktin se ekipi i tyre e shiti lojtarin tek Ëerder Bremen në vitin 2016, madje për një shifër të ulët. “Arsenali e shiti Gnabryn vetëm për 5 milionë euro, ky fakt dhemb akoma.”, shkruan një tifoz i topçinjve në “Twitter”.

“Nuk njoh ndonjë fans të Arsenalit që është i gëzuar se Gnabry u largua”, apo edhe “Gnabry është një nga lojtarët që do të dëshiroja të ishtë akoma në Londër”, janë disa nga mendimet e tifozëve të Arsenalit në rrjetin social “Twitter”, teksa tashmë kuptojnë se çfarë lojtari ka humbur klubi i tyre i zemrës./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online