“A e more fanellën e Mesit”? Refuzimi i idhullit, Dejvis shpreson në një moment të dytë: Ia kërkova, por ishte i mërzitur

Bajerni i Mynihut është finalisti i dytë i Champions League, teksa mposhti 3-0 Lionin. Pas përfundimit të sfidës lojtarët kanë dhënë prononcimet e tyre për mikrofonin e “Sky Sports”. Në vëmendje është sjellë sërish ndeshja ku Bajerni turpëroi Barcelonën me shifrat 8-2.

Një rezultat i tillë mund të sillte vetëm trishtim dhe mërzi, aq sa Leo Mesi ka refuzuar t’i japë fanellën e tij talentit Dejvis. Argjentinasi është idhulli i tij dhe me këtë gjest duket se ka qenë edhe mbrojtësi i Bajerni që mund të ketë dalë me një shije jo të mirë nga fusha, megjithëse jo në aspektin e lojës së zhvilluar.

“A e more fanellnë e Mesit?”, ishte pyetja që gazetari i shtroi mbrëmjen e sotme lojtarit Dejvis. “Ia kërkova, por ishte paksa i mërzitur. Kështu që shpresoj të ma japi herën tjetër”, ishte përgjigja e kanadezit, që edhe njëherë tjetër tregon përulësi dhe thjeshtësi, duke shpresuar që ai moment për të pasur fanellën e argjentinasit të vijë njëherë tjetër./Halit Delibashi-Sport Ekspre/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online