Gledi Mici drejt Partizanit? Mësohet e vërteta për futbollistin, bashkimi me Dajën kërkon kohë

Ilir Daja e dëshiron së tepërmi një ribashkim me Gledi Micin. Në kohën kur ishin së bashku pjesë e Skënderbeut arritën suksese të shumta në futbollin shqiptar.

Kur do të vijë një ribashkim te Partizani? Shpeshherë në media ka qarkulluar një kalim i tillë për mbrojtësin e Prishtinës. Por së fundmi është “Indeksionline” që siguron nga burime brenda klubit të Partizanit se nuk rezulton i vërtetë një lajm i tillë për një futbollist që është nën kontratë me një klub tjetër.

Gjithashtu edhe zyrtar të klubit të Prishtinës kanë konfirmuar se Mici nuk do të lëvizi në këtë merkato të dimrit, të paktën jo deri në fundin e kampionatit. E në një situatë tillë ribashkimi me Dajën kërkon ende kohë… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online