Gjysma e së Parës në fushë, sytë në Peshkopi e Fier

Me formulën e re që Kategoria e Parë po përdor në fazën e tretë, të gjitha skuadrave u përgjysmohen pikët dhe renditja mes tyre ngushtohet. Kjo i rrit mundësitë për ngjitjen në tabelë, por edhe i zbeh ndeshje të veçanta në të cilat do luajnë skuadrat që kanë dalë nga objektivat e tyre të sezonit.

Sot nis gjithçka dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. Në një vit elektoral dhe me shumicën e klubeve që menaxhohen dhe financohen nga bashkitë, do të jetë e vështirë të shmangen shëtitjet nëpër fushë, apo aktivizimi i të rinjve sipas “oreksit” dhe interesit të klubeve të caktuara.

Java e 19-të në Grupin A rezervon përballjen Korabi-Vllaznia. Shkodranët duan rikthimin në Superiore, kurse Korabi nga ana tjetër luan për një darkë speciale të premtuar nga trajneri Dorian Bubeqi. Një sfidë prestigji për dibranët. Besëlidhja-Erzeni është një sfidë që do përcaktojë “hijen” e Vllaznisë, por luhet nesër.

Për të kaluar te skuadrat që luajnë për mbijetesë, Iliria dhe Burreli presin respektivisht Veleçikun e Shënkollin dhe fitoret shtëpiake do u bënin punë pë t’iu larguar Vorës së vendit të fundit edhe më shumë.

Në Grupin B, Bylis kryesues dhe Besa ndjekëse, luajnë në transfertë të dielën. Sot luhet vetëm një takim në pesëshen e dytë të mbijetesës. Apolonia pret Tomorin, një ndeshje delikate për vetë përplasjet e fundit që kanë pasur dy klubet kohët e fundit.

KATEGORIA E PARË – Java 19

GRUPI A
PLAY-OFF
Datë 2 mars 2019
Korabi-Vllaznia           15:00
Datë 3 mars 2019
Besëlidhja-Erzeni        15:00
Dinamo pushim
PLAY-OUT
Datë 2 mars 2019
Iliria-Veleçiku              15:00
Burreli-Shënkolli         15:00
Vora pushim

GRUPI B
PLAY-OFF
Datë 3 mars 2019
Lushnja-Bylis              15:00
Egnatia-Besa               15:00
Oriku pushim
PLAY-OUT
Datë 2 mars 2019
Apolonia-Tomori         15:00
Datë 3 mars 2019
Elbasani-Pogradeci     15:00
Turbina pushim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *