“Gjysma e planetit vuan nga uria, gjysma tjetër vdes nga kolesteroli i lartë”! Pep Guardiola flet për tifozin grek të AEK që ndërroi jetë: Nuk ka më shtresë të mesme

Pep Guardiola është ndalur për të folur rreth tifozit të AEK që ndërroi jetë, Michalis Katsouri. Trajneri i Manchester City e ka komentuar si një problem social në përgjithësi duke theksuar se tani nuk ekziston më shtresa e mesme në shoqëri.

“Është faji i shoqërisë, nuk është problemi i futbollit. Racizmi nuk është problemi ynë, është fenomen social. Është kudo, po ashtu edhe dhuna. Sepse dallimi mes të pasurve dhe të varfërve është shumë i madh. Nuk ka klasë të mesme për të balancuar situatën. Në botë janë pabarazitë ato që krijojnë probleme.

Gjysma e planetit vuan nga uria, gjysma tjetër vdes nga kolesteroli i lartë. Ajo që ndodhi në Greqi po ndodh edhe në vende të tjera. Është çështje kulture dhe edukimi. Mësuesit duhet të paguhen më mirë, ata që punojnë në shëndetësi duhet të paguhen më mirë, por në fund pushtetarët vjedhin gjithçka dhe kjo e vështirëson situatën”, tha Guardiola. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *