Pas dy ditësh Omonia do të përballet me Kairatin në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Drejtësia në këtë sfidë do të jetë në duart e arbitrave shqiptar. Genc Nuza do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes që do të luhet në Qipro, ndërsa si asistent të tij do të zbresin në fushë edhe Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.
Ndërkaq Visar Kastrati do të jetë arbitër i katërt. Të dyja skuadrat luajnë për vendin e tretë në grup, pasi kualifikimi për ta është i pamundur matematikisht./Halit Delibashi-Sport Ekspres/