Sfida e javës së ardhshme në turin e dytë kualifikues në Champions League, mes Sherif Tiraspolit dhe Kukësit, do të gjykohet nga qiprioti Hristos Nikolaidhis.
Tashmë 41-vjeçar, Nikolaidhis është arbitër ndërkombëtar prej 5 vitesh dhe ka arbitruar 16 ndeshje ndërkombëtare, një numër shumë i vogël, që tregon se bëhet fjalë për një gjyqtar në fundin e karrierës ndërkombëtare.
Ndeshja e fundit ndërkombëtare e gjykuar ka qenë në nëntor të vitit të shkuar, kualifikuesja e Botërorit Hungari-Andorra 4-0.
Bëhet fjalë për një gjyqtar që ka një mesatare të lartë kartonësh të verdhë, rreth 4.3 për ndeshje, por që nuk ka akorduar kartonë të kuq në ndeshjet ndërkombëtare që ka drejtuar.