Gjyqi Flamurtari-Yll Hoxha, vjen verdikti

Kohë gjyqesh te Flamurtari, që po mundohet të mbyllë gjithë çështjet që ka pezull, me shpresën se do të kualifikohet për në Europa League. “Sport Ekspres” mëson se ditët e fundit Flamurtari ka zhvilluar gjyqin kundër mesfushorit Yll Hoxha, i cili pretendonte se nuk është paguar tërësisht për sezonin 2015/16, kur luajti për Flamurtarin, duke qenë titullar fiks dhe duke shënuar 2 gola në 33 ndeshje kampionati.

Palët janë përballur në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, që ka marrë në shqyrtim kontratën e firmosur në gusht 2015 dhe pretendimin e Hoxhës se kishte marrë vetëm një pjesë të kontratës nga Flamurtari.

Në fakt, kontrata e Hoxhës shkonte në total për një sezon në shifrën e 60.000 eurove, por shifra është bruto, ndaj ndryshimi është i madh nga shifra neto, për shkak të taksave dhe detyrimeve të tjera ligjore.

Trupi gjykues, pasi shqyrtoi provat e paraqitura, vendosi t’i japë pjesërisht të drejtë futbollistit dhe njëkohësisht të drejtë Flamurtarit, që i detyrohet Yll Hoxhës 10.000 euro në total, por ndërkohë klubi vlonjat duhet të paguajë edhe shpenzimet e gjyqit, 1 milion lek të vjetra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online