Rei Manaj ishte kryefjala e ndeshjes së parë për sezonin parapërgatitor të Barcelonës. Sulmuesi shqiptar bëri një debutim ëndrrash me ekipin A të katalanasve, teksa arriti të tundte tre herë rrjetën brenda 45 minutave. Gjurmët që lanë në ndeshjen e tij të parë me fanellën blaugrana i sigurojnë një tjetër ftesë lojtarit të Kombëtares kuqezi.
Nëse shumë do të mendonin se paraqitja me ekipin A ishte falë faktit se emrat e mëdhenj të Barcelonës janë duke shijuar pushimet e tyre, lista e lojtarëve të përpiluar nga trajneri Koeman tregon të kundërtën. Këtë herë holandezi ka vendosur të marrë vetëm 4 lojtarë të ekipit B për të stërvitur me të, ku një prej tyre është pikërisht Manaj.
Këtë herë futbollistët e përzgjedhur janë me një mision të veçantë, të tregojnë vlerat e tyre në fushë në mënyrë që të vlerësohet nëse mund të kenë shanse në ekipin A, apo do të mund të tërheqin oferta të rëndësishme pas vetes./Sport Ekspres/