“Gjuajtja e parë në portë erdhi në minutën e 36”, Bledar Devolli për Vllaznia-Skënderbeu: Prisja futboll më të bukur

Bledar Devolli është shprehur disi i zhgënjyer nga ajo që ka prodhuar finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Skënderbeut sa i përket mënyrës së lojës. Trajneri i njohur është i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, teksa ka cilësuar performancën jo të mirë të dy ekipeve përpara syve të publikut në “Air Albania”.

“Gjuajtja e parë erdhi në minutën e 36 në kuadrat. Prisja një futboll më të bukur, më të hapur. Kjo pasi të dy ekipet i arritën objektivat e tyre. Tifozët meritonin një ndeshje edhe më të bukur në një fushë që ishte në kushtet më të mira dhe në një stadium si “Air Albania”. Vllaznia qarkullonte topin, por nuk kishte rrezikshmëri dhe vertikalizime. Skënderbeu mbahej vetëm te sulmuesit me topat e gjatë me idenë: “Kap çfarë të kapësh”, u shpreh Devolli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *