Gjoni: Jemi ekip i ri, frikë nga euforia

Mbrojtësi i Laçit, Eglentin Gjoni, shkëlqeu në Vlorë, duke dhënë një kontribut të madh në fitoren e Laçit, në një ndeshje që u luajt në dy ditë për shkak të motit të keq. Mbrojtësi shtatlartë foli në Supersport pas ndeshjes, duke u ndalur te fakti që skuadrës së tij i duhet qetësi dhe sa më pak eufori.

“Sot ishte më e vështirë, edhe tifozët bënë të vetën, stadiumi i mbush plot dhe kishim frikë se arbitri do të ishte nën presion, duke dhënë ndonjë penallti kundër nesh. Bëmë më të mirën duke zbatuar porositë e trajnerit dhe ia dolëm mbanë.

“Jemi ekipi më i ri në Superiore, është e vërtetë që duhet kujdes i madh nga euforia dhe t’i marrim ndeshjet një nga një, pa e parë renditjen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *