Bregu: Fitore e mrekullueshme. E ardhmja ime mund të jetë jashtë

Dejvi Bregu mbetet një lider te Luftëtari dhe sot shënoi golin e parë të ndeshjes dhe luajti një ndeshje të madhe, ashtu si gjithë shokët e skuadrës.

Pas triumfit ndaj Partizanit, vlonjati foli në mikrofonin e Supersportit dhe sqaroi paksa edhe tymnajën në lidhje me të ardhmen e tij.

“Ishte një fitore e shkëlqyer, ishte ndeshja më e mirë që kemi luajtur deri tani dhe jemi të lumtur që ia kemi dalë mbanë, duke zhvilluar edhe një lojë të mrekullueshme.

“E ardhmja? Kam kontratë me Luftëtarin deri në verë të vitit 2018 dhe nuk mund të flas. Kam oferta nga kampionati shqiptar dhe nga jashtë, dëshira ime është të provohem jashtë, pasi mendoj se jam në moshën e duhur dhe mendoj se i kam aftësitë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online