Gjokën duan t’i marrin kapiten Bejtullain, sirenat e alarmit vijnë nga Europa

Egzon Bejtullai është padyshim një prej lojtarëve më të mirë të Shkëndijës, për të mos thënë më i dalluari. Mbrojtësi 25-vjeçar ka shiritin e kapitenit dhe statistikat e tregojnë qartë se pa të në fushë, ekipi shqiptar në Maqedoni e pëson thuajse gjithmonë.

Në ditën e djeshme ka ardhur fitorja me Vardarin në Kupë me rezultatin 1-0, atje ku Ernest Gjoka provoi shijen e parë e triumfit të vërtetë në këtë aventurë të re. Ndërkohë sirena alarmi vijnë nga Europa, atje ku kërkojnë me ngulm Bejtullain.

Ky i fundit ka dhe vetëm dy muaj kontratë dhe më pas është një lojtar i lirë. Së fundmi për të janë të interesuara klube polake dhe sllovake, sipas asaj që raporton “Indeksionline”. Pritet që me kalimin e ditëve të konkretizohet gjithçka për këtë rast, ndërsa Shkëndija e Tetovës shërben edhe njëherë si vitrina më e mirë për t’i nxjerrë lojtarët në elitën e Europës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online