Gjoka: Nëse nuk ia dalim sot, kot i luajmë ndeshjet e tjera

Trajneri i Vllaznisë flet para sfidës që kuqeblutë luajnë kundër Kamzës. Për të, takimi i sotëm është vendimtar për të ardhmen e Vllaznisë

Gaspër Marku
Nuk ka më kohë. As për korrigjime dhe as për gabime. Vllaznia duhet të fitojë sot me Kamzën. Është rruga e vetme për të qëndruar në Kategorinë Superiore. Këtë e di shumë mirë, trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, por edhe e gjithë Shkodra. Në intervistën para ndeshjes mes kamzalinjtë, Gjoka është i bindur se ekipi legjendar do të qëndrojë në Superiore. Gjithsesi, më parë, ekipi duhet të mundë Kamzën dhe të marrë pikë të plota në finalet e mbetura. Në të kundërt, shkodranët zor se qëndrojnë në Superiore. Ja intervista me Ernest Gjokën..
-Profesor, ndaj Kamzës është sfida e mbijetesës, apo sfida e radhës?
Është një sfidë shumë e vështirë. Është një sfidë e fortë. Për hir të së vërtetës, mendoj se është një sfidë mbijetese, pasi bëhet fjalë për një rival direkt për mbijetesën. Kjo i jep vështirësinë e saj, por që ne duhet që të jemi të qetë dhe të mendojmë që të marrim një rezultat pozitiv. Vetëm një rezultat pozitiv mund të na japin pak “oksigjen” për tre ndeshjet e mbetura të kampionatit, që janë sërish tre finale të tjera.
-Ndonjë peng nga ndeshjet e kaluara?
Ai rezultat në fund në Vlorë është peng dhe akoma po na dhëmb shumë. Mendoj se ka qenë një nga ndeshjet më të mira, që skuadra ka bërë në transfertë. Mendoj se u interpretua mirë. Skuadra pati durim pati ekuilibër. Dhe në atë moment, që ne duhet ta mbyllnim ndeshjen, aty edhe e pësuam. Gjithsesi ajo tani iku. Tani kemi një ndeshje tjetër të vështirë, ku duhet që të marrim pikët maksimale, sidomos, pasi luajmë në fushën tonë.
-Do të ishit të kënaqur me një barazim në këtë ndeshje?
Absolutisht jo, pasi nuk na dalin llogaritë. Nëse do të bëjmë pak matematikë, llogaritë nuk dalin me një barazim. Pas Kamzës kemi tre finale me tre ekipet më të mira të kampionatit shqiptar. Ne duhet që të bëjmë gjithçka për të marrë gjithçka. Dihet se nëse nuk arrijmë të fitojmë në fushën tonë, atëherë çfarë do të pretendojmë.
Pritet që nesër (sot), tifozët të jenë të shumtë për të mbështetur në këto momente skuadrën?
Unë uroj që t’i kemi ata, pasi për një skuadër futbolli tifozi është “oksigjen”. Sigurisht që tifozët shkodranë kanë njëfarë të drejte, që kanë qenë larg skuadrës. Ata kanë mbetur të zhgënjyer dhe nuk kanë qenë kur të shumtë. Edhe kur kanë ardhur janë mërzitur. Por gjithsesi nesër(sot) uroj që të na mbështesin. Të mbështesin skuadrën e tyre, të mbështesin fanellën e tyre në çdo momente edhe nëse mund të kemi ndonjë moment paniku në fushë, ata duhet që të na japin përkrahje, që këta çuna të ndiejnë, që janë në shtëpinë e tyre dhe të ecim përpara të gjithë bashkë. Unë mendoj dhe shpresoj, që t’i dalim dhe ky të jetë viti i fundit që Vllaznia të jetë në këtë situatë.
-Edhe për nesër (sot), ekipi do të ketë mungesa.
Po kështu është futbolli. Sa më shumtë vijmë drejt fundit, sa më shumë ngjishen ndeshjet, aq më shumë në skuadër ka probleme. Ka kartonë, ka dëmtime, ka probleme fizike dhe ne nesër (sot), kemi një mungesë të rëndësishme siç është Orelesi. E gjithë pjesa tjetër do të jetë e gatshme. Dhe këtë situatë po e marr me shumë qetësi, pra si do të dalim në fushë, si do ta formatoj skuadrën për të marrë më të mirën e mundshme.
-Meqenëse duhet vetëm fitorja Vllaznia do të luaj një lojë sulmuese, apo do të jetë e kujdesshme?
Që me ardhjen time këtu jam munduar që të kemi një Vllazni sulmuese. Pavarësisht problemeve kemi kërkuar gjithmonë të shënojmë gola të kërkojmë drejt portës kundërshtare. Por për mua e rëndësishme është që të kemi një mentalitet fituesi dhe një lojë sulmuese. Rëndësia është që në mendjen e çdo futbollisti të krijohet bindja, që duhet të merret fitorja.
-Ke qenë gjithmonë optimist se Vllaznia do t’ia dalë. Është lëkundur ky optimizëm?
Unë asnjëherë s’jam lëkundur, madje edhe në momente shumë të vështira. Edhe kur dimri në Shkodër ka qenë i egër”, unë sërish kam pasur besim. Unë besoj se do t’ia dalim edhe pse do të jetë deri në fund gara shumë e fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online