Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka mbetur shumë i kënaqur nga fitorja e lehtë ndaj Lushnjës, me shkodranët që bënë gjithçka si duhej, pa u sforcuar dhe pa gabuar asgjë. Trajneri tiranas mendon që tani për Teutën, ndërsa nuk preferon të polemizojë me Flamurtarin, që po mendon ta padisë në lidhje me kontratat e vjetra.
“Kemi qenë sërish nën presionin e rezultatit të rivalëve, por sot gjërat shkuan më mirë, shënuam shpejt, e kontrolluam lojën dhe morëm tre pikë të detyruara. Çdo pikë në këtë kampionat kaq të vështirë është oksigjen. Kemi 3 pikë avantazh ndaj Teutës, por nuk janë asgjë. Do të duhet kujdes i madh në përgatitjen e sfidës në Durrës, është fushë shumë e vështirë.
“Ndihma e Doshit? Po na qëndron shumë rpanë në një moment mjaft të vështirë. Ai është më afër se kurrë, me premio dhe me gjithçka tjetër që klubi nuk ka mundësi t’i plotësojë për momentin. Për të ardhmen nuk e di, nuk më takon mua të flas për projektet e klubit.
“Padia e Flamurtarit? Gjyqi që kam fituar unë është bërë pak si film me shumë seri. Gjyqi im është fituar dy herë: u fitua fillimisht, u çua në gjyq sërish, u fitua, u tha që do shkonte në CAS, ndërsa tani nuk kam më asnjë përgjigje, flet avokati im. Mendoj se duhet të jemi të qetë dhe të qartë, sepse duhen lënë këto sulme ndaj një personi që ka fituar një gjyq, që ka çuar një trofe për herë të fundit në Vlorë”.