Lika: Vuajmë kur nuk shënojmë shpejt, por Europa është ende aty

Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, ka pranuar qetësisht barazimin ndaj Teutës, duke i pranuar vështirësitë e sfidës, por nga ana tjetër pret përmirësim në ndeshjet e ardhshme dhe beson te kualifikimi në Europa League.

“I kënaqur me barazimin? Vetëm për faktin se mund të pësonim gol në fund. Kemi luajtur ndeshje më të mira se kjo, krijuam raste, por gabuam para porte, edhe për meritë të portierit kundërshtar Moçka. E prisnim një ndeshje kaq të fortë, por nuk mund të them që jam i kënaqur me barazimin, sepse doja fitoren dhe u munduam deri në fund.

“Europa? Nuk është larg, jemi pranë, por na duhet të jemi më të suksesshëm në fushën tonë, për të shkuar në Europë. Duam të luajmë edhe më mirë, por kur shënojmë gjërat bëhen më të lehta, ndërsa në ndeshje si kjo e sotmja hasim vështirësi.

“Rroca? Ndjeu shqetësime në muskul dhe u detyruam ta zëvendësojmë, por skuadra duhet të funksionojë si ekip, nuk duhet të varet nga individë të veçantë.

“E ardhmja? Kemi ende ndeshje deri në mbyllje të kampionatit, pastaj flasim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online