Gjoka ka hapur “kutinë e Pandorës”, në Shkodër flasin të gjithë për presione e kërcënime

0

Ernest Gjoka përfundoi në qendër të vëmendjes javën e shkuar për shkak të një agresioni re armatosur që i rrezikoi jetën. Tashmë vetë trajneri i Vllaznisë e thotë hapur që gjithçka lidhet me presionin që ushtrojnë persona të ndryshëm, për të përfshirë në ekip lojtarë që nuk janë në lartësinë e duhur dhe janë lënë jashtë nga Gjoka.

Edhe Armando Cungu kishte deklaruar më parë se ka presione, edhe pse nuk kishte folur asnjëherë aq hapur, ndërsa tani flet edhe Drejtori i Akademisë Vllaznia, Alban Neziraj, i cili denoncon kërcënime nga më të ndryshmet.

“Më vjen shumë keq për trajnerin Gjoka, pasi sulmi ndaj tij na preku të gjithëve. Një turp për qytetin tonë që shquhet për mikpritje. Presionet? E vërtetë, ka presione. Unë si Drejtor i Akademisë kam parë presione nga më të ndryshmet. Kam parë presione me thika, armë dhe madje dhe me ‘bukë goje’, domethënë me kërcënime për vendin e punës.

“Më janë larguar trajnerë nga U-19 nga këto presione. Presionet nuk vijnë vetëm nga prindërit, por dhe nga ata me kollare, nga ata që dalin në televizor. Nuk është vetëm faji i mungesës së presidentëve, pasi kjo gjë nuk ndodh vetëm në Shkodër, por dhe në Fier, Tiranë, Korçë, Durrës apo në të gjithë Shqipërinë.” – shprehet Neziri për eduasportin.com.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.