Fitore morali, kështu e konsideroi pas ndeshjes fitoren e Vlaznisë me Lushnjen trajneri Ernest Gjoka, i cili në emisionin “Gol pas Goli” foli edhe për shanset e transferimit të Pejiç te shkodranët.
“Fitorja e dytë dhe ndeshja e dytë në shtëpi. Këto fitore na japin shumë moral. Skuadra që duam ne do ende kohë. Ishte një fitore morali, që e kërkuam deri në fund. Ishte një sinjal dhe për ta që mund ta kalojnë ngërçin psikologjik”.
“E rëndësishme është të shënojmë në këtë moment, pak rëndësi ka kush shënon. Të menaxhojmë lojën dhe të fitojmë, këto kanë rëndësi, më pas do të mendojmë për të tjerat”.
“Pejiç? Është kënaqësi për çdo trajner ta ketë në skuadër, pasi i dihen vlerat. Është gjë e madhe. Ai ka një kontratë, e kam mik dhe është i lumtur ku luan aktualisht. Është e vështirë të prishë kontratën dhe të vijë në Shqipëri. Nuk besoj se është e mundur. Sot e gjithë skuadra dha maksimumin për të dalë nga gjendja ku jemi. Çunat treguan forcë karakteri dhe dhanë gjithçka”.