Gjoka do ketë më tepër mundësi në sulm, Shkëndija rikthen futbollistin në Tetovë

Shkëndija e Tetovës shton forcat në sulm, pasi cilësia në këtë repart po i mungonte. Madje një gjë të tillë e ka shprehur hapur edhe trajneri i ekipit, Ernest Gjoka, i cili kërkonte më tepër në fazën sulmuese.

Kështu drejtuesit e ekipit kanë vendosur të risjellin në përbërjen e tyre sulmuesin Sami Fazli. Ky i fundit nuk gjeti gjuhën e përbashkët me ekipin e Shkëndijës në fund të sezonit të shkuar për një rinovim të mundshëm, duke u detyruar në këtë mënyrë të mbetej si një lojtar i lirë.

Por, mungesa e golave dhe rezervat e Gjokës për cilësinë në sulm, kanë bërë që klubi të mendojë sërish për futbollistin nga Shkupi, të cilit i kanë ofruar një kontratë një vjeçare.

Ndërkohë, sulmuesi shprehet të jetë i lumtur për këtë rikthim te Shkëndija, me të cilët mendon se mund të fitojnë për të tretën herë titullin kampion, pavarësisht formës së dobët që tetovarët kanë treguar në fillim të sezonit.

“Jam i lumtur sërish të jem pjesë e Shkëndijës dhe pa marrë parasysh fillimin jo aq pozitiv të sezonit aktual, besoj edhe këtë vit të dalim kampion. Kjo skuadër ka cilësi brenda grupit, nuk do të kem nevojë për adaptim dhe jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja për të ndihmuar ekipin të realizojë objektivat”, ka thënë Sami Fazli./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *