Objektivi ishte 15 gola dhe Kombëtarja, Sindrit Guri duhet t’i gëzohet përfshirjes në 18-she

Një moment aspak të mirë po kalon Sindrit Guri në Belgjikë. Sulmuesi shqiptar e nisi sezonin në mënyrën më të mirë, madje duke gjetur edhe një dopietë brenda një takimi. Entuziazmi ishte i madh dhe vetë lojtari premtoj 15 gola në sezon.

E vështirë duket të jetë përmbushja, pasi tek Ostende nuk po i besojnë shumë minuta. Madje në ndeshjen e fundit ngeli jashtë përzgjedhjes së skuadrës, duke mos pasur mundësinë as të qendronte në stol ndaj Zulte Ëaregem ku u humb me rezultatin 2-0.

Asnjë arsye dëmtimi apo pezullimi sipas medive në Belgjikë, por ishte vendimi dhe zgjedhja e trajnerit. Në mbrëmjen e sotme, Ostende do të ndeshet ndaj Charleoit dhe Guri është përfshirë në 18-she. Fakti që ky grumbullim mund të quhet si lajm i mirë, tregon se sulmuesi shqiptar duhet të ndryshojë sa më shpejt të jetë e mundur situatën, ndërsa para pak kohësh ishte edhe pjesë e Kombëtares, megjithëse nuk po ftohet më së fundmi nga kuqezinjtë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online