Gjoka dhe Hallaçi: Jemi gati, Sherifi nuk na tremb

Në konferencën për shtyp prag ndeshjes me Sherifin e Tiraspolit kanë dalë trajneri Ernest Gjoka dhe kapiteni Rraman Hallaçi, të cilët i janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Si timonieri i skuadrës ashtu dhe lideri i fushë tregohen besimplotë se mund të marri një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë me Sherifin.

Fillimisht ka qenë trajneri i Kukësit ai që shkurtimisht ka thënë: “E dimë që është një ndeshje e vështirë. Kemi një kundërshtar mjaft të mirë përballë, por kjo nuk na tremb. Besojmë në forcën e ekipit tonë. Përgatitjet në Austri dhe në fazën përgatitore kanë shkuar mjaft mirë dhe këtu buron edhe forca e besimit. Kemi punuar në aspektin teknik, taktik dhe fizik me skuadrën. Sigurisht edhe atë psikologjik për ta përballuar sa më mirë. Djemtë janë të impenjuar dhe kanë besim absolut. Atmosfera është mjaft pozitive para ndeshjes.

E njohim Sherifin dhe i dimë edhe ndryshimet e fundit që kanë bërë, pasi kemi studiuar kundërshtarin. I dimë pikat e forta dhe të dobëta. Nuk mund të flas se si do të luajë ekipi në fushë, pasi atë do e shihni nesër. As për zgjedhjet e formacionit titullar sigurisht”, – u shpreh trajneri Gjoka.

Fjala më pas i ka kaluar kapitenit të Kukësit, i cili ka evidentuar faktin se skuadra është gati për këtë takim:  “Kundërshtari është i një kalibri të lartë, por Kukësi është gati. Besoj se do të vazhdojmë të sjellim suksese dhe të nderojmë Shqipërinë, ashtu siç kemi bërë edhe në pjesëmarrjet tona në Europa League. Faza përgatitore në Austri na ka bërë mirë dhe kemi rritur formën tonë. Skuadra ka besim dhe djemtë janë të motivuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *