“Gjithë ai besim i trajnerit dhe ja si ia shpërbleu“, Starova nuk kursehet me Manajn: Pa Uzunin dhe nuk ia pasoi

Manaj ka përfunduar në qendër të kritikave pas ndeshjes së djeshme. Zgjedhja për të tentuar vetë portën në një kohë kur Uzuni ishte në një pozicion më të favorshëm për të shënuar nuk mund të harrohet lehtë nga tifozët dhe opinionistët.

Kritikat vijnë edhe nga Sulejman Starova, i cili në emisionin “Skaner” në “MCN TV” i vesh peshën e fajit sulmuesit shqiptar. Ai vendim egoist në pjesën e parë ishte shpërblimi i besimit të madh që Reja ka pasur për të gjatë drejtimit të tij te Kombëtarja.

“Manaj, që ishte i besuari i Rejës dhe ja si ia shpërbleu. Gjithë atë besim që kishte trajneri për të, ai nuk e pasoi. Pa Uzunin dhe nuk ia pasoi”, ka thënë Sulejman Starova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online