Barcelona duket se e ka mbyllur gjithçka për blerjen e parë të kësaj merkatoje. Katalanasit do të shpenzojnë plot 120 milionë euro për të sjellë në “Camp Nou” Antuan Grizman.
Diçka të tillë e ka raportuar ditën e sotme “Telegraph” që shkruan se gjithçka është e kryer dhe se transferimi do të finalizohet në ditët e para të korrikut.
Kështu, duket se merr fund edhe telenovela “Grizman”, i cili prej kohësh kishte deklaruar largimin nga Atletiko e Madridit.