Gjirokastritët në kor, tani duan vendin e katërt

Trajneri Lika, Abazaj dhe Lamçja deklarojnë nga Turqia se Luftëtari e ka potencialin të arrijë një vend nderi e jo të diskutojë mbijetesën

Deri të enjten Luftëtari do të stërvitet në Antalia dhe ndoshta do të mjaftohet me dy miqësoret që ka zhvilluar deri tani, Trabzonsporin dhe Malatiasporin, ku ka humbur përkatësisht 1-2 dhe 1-3. Sipas informacioneve të marra nga kampi gjirokastrit, ekipi po ia arrin qëllimit në fazën përgatitore, ku lojtarët kanë marrë ngarkesë, kurse trajneri Lika ka aplikuar skemat e lojës që ekipi do të përdorë në kampionat. Luftëtari ka bërë disa lëvizje në merkato, duke marrë lojtarë të rëndësishëm si Jakovljeviç dhe Xhekson Ferreira, përveç disa të rinjve, ndërkohë që edhe sulmuesi Vasil Shkurtaj mund të vlerësohet si afrim, pasi në gjysmën e parë të kampionatit, edhe pse ishte pjesë e ekipit, nuk ishte i federuar. Në prononcimet për “RTSH Sport”, trajneri Lika dhe Abazaj e Lamçja mendojnë se Luftëtari është forcuar ndjeshëm dhe pretendon të jetë në vendet e para, kurse për qëndrimin në elitë gjykojnë se nuk duhet vënë në diskutim.

LIKA – Trajneri Lika ka theksuar se ekipi është më i fortë se në gjysmën e parë të sezonit: “Luftëtari po zhvillon një fazë përgatitore të mirë në Turqi, ku kemi luajtur edhe dy miqësore ndaj ekipeve turke të Superiores. Mund të them se gjërat kanë shkuar mirë për ne, edhe pse nuk kemi marrë rezultate pozitive në miqësore. Kemi luajtur me kundërshtarë të nivelit të lartë. Merkato? Nëse do të ketë një tjetër afrim, nuk themi “Jo”. Jemi përforcuar dhe mendoj se jemi të plotë dhe më të fortë se në pjesën e parë të kampionatit. Flamurtari tani ka 15 lojtarë, të cilët mund të jenë të gjithë titullarë. Ata që kanë ardhur në ekip, janë në formë të mirë”.

ABAZAJ – “Kemi punuar mirë në Turqi dhe mendoj se jemi më të fortë. Luftëtari ka një sulm të fortë dhe do të bëjmë gjithçka që jo vetëm të mos e diskutojmë qëndrimin në Superiore, por të arrijmë një vend që mund të na çonte në Kupat e Europës. Nuk është e pamundur. Po, kam një kontratë me Skënderbeun, por klubet kanë rënë dakord që të vazhdoj të luaj për Luftëtarin dhe unë tani mendoj vetëm për këtë ekip. Do të jap maksimumin për Luftëtarin”, – u shpreh Abazaj, një nga më të mirët e ekipit gjirokastrit në këtë sezon.

LAMÇJA – “Luftëtari është forcuar ndjeshëm dhe nuk ka dyshim që do të ecim më mirë në ndeshjet e mbetura të kampionatit, në fazën e tretë dhe të katërt. Sulmi? Po, kemi pasur probleme deri tani, por ndoshta edhe për mungesë fati, pasi lojën e kemi bërë. Kam shumë besim se në vazhdim do të jemi më mirë, pasi edhe me ardhjen e Shkurtaj, i cili është një futbollist me përvojë, do të shënojmë më shumë”, – theksoi sulmuesi elbasanas i Luftëtarit,  që në shumë ndeshje ka bërë sulmuesin e qendrës.   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online