Gjilani i dashuruar me Superioren, gati transferimi i radhës

Kosova po i hedh sytë gjithnjë e më shumë drejt Superiore, pasi ka nisur të afrojë si trajnerë ashtu dhe futbollistë. Gjilani është një nga skuadrat që ka afruar më shumë futbollistë që janë rritur në Superiore, pasi pak ditë më parë ka zyrtarizuar Ansi Nikën, Brunild Pepën dhe Endrien Maganin, por tani është shumë pranë akordin me një tjetër mbrojtës.

Bëhet fjalë për Erand Hoxhën, që siç raportohet nga “GazetaOlle” pritet që të jetë afrimi i radhës. Trajneri i Gjilanit e preferon lojtarin në fjalë dhe me shumë gjasa  do të jetë transferim i radhës në aksin Shqipëri-Kosovë.

Hoxha në edicionin e fundit është aktivizuar në radhët e Korabit, por ka një eksperiencë të gjatë dhe në Superiore, ku është aktivizuar me Teutën, Besën dhe Elbasanin. Pritet vetëm konfirmimi i lojtarit për të konkretizuar këtë transferim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *