Gjiganti skocez i Celtic kërkon një shqiptar në sulm, nisin bisedimet me klubin

Gjigantët skocezë të Celtic janë duke menduar për të përforcuar sulmin këtë merkato dhe zgjidhjen e gjejnë te një shqiptar. Bëhet fjalë për Albian Ajetin, aventura e të cilit nuk po shkon si pritej me Ëest Ham. Sulmuesi shqiptar kaloi në radhët e klubit anglez në verën e shkuar, por nuk arriti të gjente vend në ekipin e parë. Vetëm 9 paraqitje ka regjistruar përgjatë sezonit në Premier League, ku te të gjitha e ka nisur nga stolid he jo si titullar.

Në këto kushte, lojtari që ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën po mendon ndryshimin e ambientit si rrugën e vetme për t’u ndjekur. Sipas “Sky Sports” trajneri i Celtic, Neil Lennon duket se e pëlqen Ajetin dhe ka nisur bisedimet për ta sjellë në Skoci. Formula që do të tentohet është ajo e huazimit për një sezon, për t’u rikthyer më pas sërish te Ëest Ham. Ndërkohë për vëllain e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Albian Ajetit, interesime ka edhe nga Championship, por mbetet për t’u parë cila do të jetë lëvizja e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online