Njeriu përballet me shumë zgjedhje të vështira në jetë, që ndonjëherë duhen marrë në një kohë shumë të shkurtër. Shoqëria është e rëndësishme, por ndonjëerë ka interesa që ngjiten më lart se dashuria për dikë. Piter Krauç na tregon një rast sa të frikshëm, aq edhe me naunca humori në lidhje me vendimet e vështira në momente kritike.
Në vitin 2007 ai aktivizohej me Liverpulin. Të kuqtë kishin shkuar deri në finale të Championsit dhe do ndesheshin me Milanin. Klubi kishte zgjedhur ta kryente fazën pregatitore në Portugali. Një ditë, pas stërvitjes një pjesë e skuadrës kishin shkuar në një pistë ku bëheshin gara me makina “Go-Karting”.
Krauç si një pilot “i mirë” që është e kishte rritur më shumë se ç’duhej shpejtësinë. Në një moment një gropë i del para dhe humbet kontrollin, ndërkohë që më e keqja s’kishte ardhur. Nuk i punonin frenat. Përpara ndodhej Dirk Kajt dhe Ksabi Alonso. Duhet të zgjidhte brenda gjysëm sekondi se kë të godiste. Kë goditi Krauç? Dirk Kajt. Pse? Sepse Alonso ishte më i rëndësishëm për finalen.
“Ishte para finales së Champions. Ishim në Portugali. Për një javë kishim ndeshjen dhe një ditë vendosëm të shkonim në një pistë për një garë ‘Go-Karting’. Shkuam atje dhe gjatë një xhiroje kam fluturuar në një gropë, ku zakonisht ndalohet. Mendova se do ndaloja, por frenat nuk punonin. Shoh para meje dhe ishin Kajt e Alonso. E vetmja gjë që më ka ardhur në mendje ishte se kush ishte më i rëndësishëm për finalen. Kështu zgjodha të godisja gjunjët e Kajt, duke shkuar drejt tij. Drejtësia e Zotit është e rrezikshme. Unë qesh tani sepse fatmirësisht ai nuk u dëmtua”, u shpreh Krauç.
Në fund Liverpuli e humbi finalen ndaj Milanit me rezultatin 2-1. Ajo që përbën ironinë më të madhe të fatit është se golin për anglezët e shënoi Dirk Kajt.
DENIS LALA