Nga Klaudio Ndreca
Lindon Selahi është një prej atyre futbollistëve me potencial të së ardhmes që duhet të mbahet në vëzhgim. Aktualisht pjesë e Twentes, ky lojtar ka shkëlqyer në këtë sezon duke u vlerësuar së tepërmi në elitën e “Eredivisie”.
Kjo ka sjellë edhe interesimin e shumë klubeve të njohura, mes të cilave ishte edhe Celtic. Gjigandët skocezë ndërmorrën edhe një hap më tej duke dërguar ofertën zyrtare te klubi, që u refuzua nga holandezët.
Këta të fundit nuk pritet që ta lëshojnë lehtë Selahin, madje kjo e pranuar edhe nga drejtori teknik i Twentes, Jan Streuer. Ky i fundit u shpreh se pavarësisht interesimeve që janë për mesfushorin shqiptar do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit holandez. Pra vetëm një ofertë e lartë dhe që mund ta bënte Twenten që të ndërronte vendimin, e largon Selahin nga “shtëpia e tij”. /Sport Ekspres/