Në pushimin e ndeshjes presidenti i Kukësit Safet Gjici si zakonisht ka vizituar lojtarët e tij. Skuadra ishte në disavantazh dhe numri 1 i Kukësit e ka kërkuar si dhuratë fitoren me Vllazninë. Arsyeja: Donte që ta kishte si dhuratë për ditëlindjen e djalit të tij. Jo vetëm kaq por mësohet se kalimthi presidenti ka përmendur dhe fjalën premio. E sigurt mbetet vetëm që si dhurata ashtu dhe premio janë djegur, pasi barazimi 2-2 mbylli çdo derë.