Safet Gjici kur nis të flasë për Kukësin e tij nuk ndalet më dhe mbrëmë në Zona Gol në Supersport preku çdo temë të mundshme, nga e shkuara e deri te planet e së ardhmes. Një shpjegim për projektin e stadiumit të ri, sqarim i problemeve me bashkinë, paralajmërimi për Skënderbeun kryesues, eliminimi i hidhur nga Champions League në verë dhe shumë tema të tjera…
….
Si ju duket Kukësi deri më tani, duke pasur parasysh dhe fuqinë që ka treguar Skënderbeu?
Skënderbeu ka bërë mirë dhe e uroj për atë që ka bërë. Duke qenë se luan në Europë dhe ne u eliminuam me fat apo pa fat, për gabime të teknikëve. Besoj se ka pasur një favor pasi ka qenë gjithë kohës në aktivitet. Nëse do të ishim atje do të kishim atë ritëm. Nuk jemi aq larg me pikë. Blerjeve dhe trajnerit ju desh koha e nevojshme për t’u lidhur, për t’u përshtatur. Kukësi po e merr veten nga java në javë. Nuk jemi shumë larg duke bërë një krahasim me pikë. Kampionati është shumë i gjatë duhet shumë punë, na kanë dëmtuar pak dëmtimet. kemi lënë të ece Skënderbeu, të çajë erën. Aty është Skënderbeu, do ta shihni që t’i bien bateritë shumë shpejt, e kemi lënë të ecë pak përpara, më mirë të jenë ata të parët për momentin. Do e shihni që deri në fund do e ruaj objektivin. Ka ende shumë javë, ia lëmë kohës do e shohim se si do të shkojë rrjedha.
Sezonin e shkuar ju futët politikës, Kukësi doli kampion dhe shumë lojtarë u larguan por ju i kthyet sërish. A ka ndikim kjo te starti jo shumë i mirë?
Kur ishin pushimet pas eliminimit, mediat i bënë një reklamë të madhe Kukësit dhe i falënderoj, pasi thoshin kanë ikur kaq lojtarë dhe e vërteta doli ndryshe dhe ata u kthyen, ata që ne kishim projektuar për t’i mbajtur. Me ata që s’kishin kontratë negociuam dhe i mbajtëm. Patëm vështirësi, por ne i kemi ndjekur dhe fushatën dhe skuadrën paralelisht. Arritëm sukses edhe në Champions, edhe pse eliminimi ishte për fat të keq, por dhe gabimeve njerëzore. Deri më tani trajneri është profesionist dhe është hera e parë që punoj me trajner të huaj dhe ka një ndryshim të madh, jo për punën që bëjmë por deri më tani ka mbledhur pikët që t’i krahasojmë me sezonin e shkuar është shumë më mirë. Të kishim më shumë kohë për lojtarët e rinj do të ishim ndoshta më mirë se Skënderbeu. Janë vetëm 3 pikë diferencë dhe jemi në rrugën e duhur. Faji i vetëm i trajnerit është humbja në Kukës me Skënderbeun. Në ndeshjet e tjera ka marrë maksimumin, pavarësisht se ka pasur pak kohë. E vështirë ka qenë, por ne jemi në rrugën e duhur dhe nuk duhet të gabojmë. Nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë ndeshje dhe besoj se çdo ndeshje duhet vlerësuar maksimalisht për të marrë 3 pikët.
E vërtetë që keni vënë si kusht 4 fitore rresht?
Ultimatumi është fjalë e rëndë, e përdorur nga shtypi, ndërsa unë kërkoj që të fitoj 29 ndeshjet e kampionatit. Ka objektiva të mesëm, të vegjël dhe të lartë. Për të arritur te mbrojtja e titulli, duhet të përmbushim objektiva të tilla. Nuk është formulë e re , pasi ne kemi vënë objektiva të mesëm dhe të vegjël. Fjala ultimatum nuk është përmendur kurrë nga unë dhe s’do të doja që askush ta përmendte. Ata që e thonë duan me qëllim që të krijojnë tension, jo nga unë por nga ata që shkruajnë, unë kërkoj që të 29 ndeshjet te të fitohen, pasi kampionati është shumë i fortë. Duhet të fitojmë që të përmbushim objektivin.
Klub kampion, por me një stadium dhe fushë aspak të mirë?
Stadiumi është në kushte të mira, por fusha është e keqe. Duhej të ndërrohej para dy vitesh. Marrëdhënia me bashkinë është jo e mirë, pasi nuk ka shlyer detyrimet prej disa vitesh, jo vetëm për ekipin e parë, por dhe për moshat. Bashkia ka detyrime madhore për klubin, por për çudi ka vendosur të mos paguajë. Nuk ka qenë korrekt kryetari jonë dhe i jemi drejtuar gjykatës,. Do ta zgjidhim në rrugë gjyqësore. Ne kemi bërë një projekt ide dhe me investimin tonë dhe bashkëpunimin mes FSHF dhe qeverisë të krijojë një stadium që të përmbushë dhe standardet për të luajtur ndeshjet ndërkombëtare në Kukës.
Stadiumi 10.000 vendësh, kostoja 3 milionë euro, si do mbushet dhe është normale shifra e parashikuar, sepse duket e vogël?
Ai stadium që kemi e kemi bërë me 1.2 milion euro. Mun d të jetë nga 8000 deri në 10.000 vende. Nga 3.5 në 4 milion euro mund të shkojë investimi për ta përshtatur. Me këtë vlerë kemi mundësi ta realizojmë, pasi nuk do të prishet i gjithë stadiumi. Nuk do të ketë stadium nga e para. Do të modifikohet projekti në bazë të terrenit që kemi. Unë them se stadiumi do të mbushet nëse luajmë në Europë. Mund të shërbejë dhe për klubet e Kosovës, por jo vetëm. Do të realizojmë një stadium shumë të kompletuar. Do e bëjmë vetë nuk do ia japim një kompanie. Muri nuk është afër fushës, nuk ka dëmtime lojtarësh nga muri. Nuk është shumë larg, por brenda distancave për licencim. Do të rregullojmë gjithçka, do të jetë një fushë me bar natyral. Ne kemi shpresë që ta fillojmë shumë shpejt.
Do të ishte Pejiç pjesë e Kukësit po të shënonte atë penallti në verë?
Në vend të Sherifit duhej të ishim ne. Ka qenë një ndeshje shumë e mirë. Sherifi kaloi me fat, pasi nuk realizoi Pejiç. Në futboll është dhe fati, por unë nuk do ia lija fatit, pasi ne ishim 2-0 në pjesën e parë. Në pjesën e dytë u futën shumë elementë, që i kam thënë shumë herë. Pejiç nuk duhej ta gjuante atë penallti, ishte zgjedhje e trajnerit. Humbëm shumë të ardhura. Aty është diçka që ka ikur, ne do të provojmë që të shkojmë sërish dhe të arrijmë grupet.
E keni dhënë urdhër që nuk do të gjuajë Pejiç?
President-trajner flasin para ndeshjes për të menaxhuar ndeshjen. Mendimi im ishte që Pejiç kishte disa probleme, pasi humbi disa raste në transfertë. E diskutuam me trajnerin se nuk është në gjendje fizike për ta gjuajtur penalltinë. I kam diskutuar me trajnerin, por vendimmarrja ka qenë e trajnerit. Kush e ka fajin këtu? Presidenti? Një rezultat 2-0 në pjesën e parë nuk falet nëse nuk mbrohet. Stafi teknik ka përgjegjësitë e tij. Ne kemi menaxhuar rezultat për një ndeshje të tërë me Sarajevon. Edhe fati nuk na deshi më pas. Unë besoj pjesën e parë e kishim fatin me vete, pasi shënuam 2 herë. Nuk kishte rezultat më të mirë për ta menaxhuar. Kemi pësuar një dëm të madh ekonomik.
Ku ndryshon një trajner shqiptar me një të huaj?
Ne jemi në rrugën e duhur. Edhe trajneri aktual ka objektivat e veta dhe e ka marrë përsipër. Ka pasur vështirësitë e veta dhe do kohën e vet për përshtatje. Po përshtatet shumë mirë. Ka disa vështirësi sa i përket problemit të lojtarëve që duan të përshtaten. Ky ka një skemë ndryshe nga ai i vjetshmi. Po arrin që çdo javë edhe lojtarët të marrin ato ide që ka trajneri. Shumica e lojtarëve po e kuptojnë. Shumë shpejt do të dalim te loja që duam. Nuk është se ndonjë vështirësi apo diferencë. Shkon një orë para stërvitjes dhe organizon stafin. Stërvit skuadrën 2 orë. Ky trajner me stafin e tij është profesionist, që punojnë shumë. Them se deri tani është në rrugën e duhur. Ka pasur vështirësi, ka pasur raste edhe kur është mërzitur. I kam dhënë mbështetje, pasi duhet kohë. Deri diku ka marrë rezultate, futbolli ka tre rezultatet.
Si janë raportet tuaja me presidentët e tjera, pasi sezonin e shkuar keni pasur jo pak akuza…
Nuk është nxehur loja, nuk mund të flasim pa ardhur momenti. Skënderbeu ka punën e tij. Çdo klub ka punën e tij. Investojnë shumë për ta bërë këtë Superiore kaq të fortë sa është sot. Nëse ju kërkoni që ne të dalim në media çdo ditë për të sharë njëri-tjetrin, s’do e bëjmë kurrë. Jemi në rrugën e duhur për të bërë konkurrencën e duhur. Nuk është e nevojshme që ne të flasim për njëri-tjetrin. Dikush ka ecur mirë, dikush jo shumë mirë, secili ka zgjedhur mënyrën e tij. Fakti që trajnerët kanë ikur nga Kukësi, nuk kanë pasur rezultat. Ku janë ata trajnerë sot? Kukësi ka ecur përpara. Trajneri ndryshohet për mirë.
Ku e gjeni garancinë që trajneri që vjen i ri do të ketë sukses?
Faktet tregojnë se unë ka pasur të drejtë në ndryshimet e trajnerëve. Kur një trajner ka rezultate nuk e heq. Nuk a arsye. Trajneri që nuk ka rezultate tërhiqet vetë. Ndodh dhe në botë. Unë i falënderoj për punën që kanë bërë te Kukësi, por ku janë sot. Nuk u humbas asnjë vlerë. Kam dashur që të marr gjithnjë trajnerë të rinj. Duro pas asnjë ditë si trajner arriti suksesin.
I bëni ju trajnerët fitues, apo trajneri skuadrën fituese?
Kam menduar që trajnerët e rinj duhet t’i afrojmë ne, pasi tregu po shterohet, edhe në tregun e lojtarëve po ashtu po shkojmë jashtë vendit. Arriti puna që të promovojmë këto trajnerë të rinj, me mundin tonë. Cungu ka pasur një eksperiencë të vogël. Njeri i ndershëm dhe korrekt. Nuk e largova unë, pasi në 7 ndeshje 7 pikë, u largua kur e pa se ekipi nuk po i përgjigjej. Disa trajnerë si Gjoka, që e mori titullin dhe i përfundoi kontratën, pasi nuk e kaloi turin e Championsit që ishte një kusht në kontratë.