“Gjici është karizmatik, nuk dorëzohet”! Flet presidenti i Bylisit: Tirana e ka të vështirë me ne, tifozët na thonë…a ka vend për mua?

0

Nga Klaudio Ndreca

Në Ballsh është duke u ndier atmosfera e rifillimit të Superiores pasi edhe ndeshja e parë pas pandemisë, është e një niveli të lartë. Bëhet fjalë për një përballje me Tiranën, atje ku është përqendruar vëmendja e shumë klubeve të tjera që presin ndaljen e ekipit të Egbos.

Në një intervistë për “Fax Web”, presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj shprehet se vështirësia dhe presioni do të jetë për kryeqytetasit. Kështu do të kërkohet që të shfrytëzohet edhe situata, për t’i marrë maksimumin kryesuesve aktualë të Superiores. Kur flitet për Safet Gjicin gjithmonë ka të njëjtin përkufizim, si njeriun që nuk e pranon kurrë humbjen dhe dëshiron vetëm që të fitojë.

“Ndeshja me Tiranën? E vështirë për kë do të jetë? E vështirë do të jetë për Tiranën, jo për Bylisin. Presioni qendron tek ata dhe ne i kemi pasur mundësitë për ta përgatitur ndeshjen. Kjo mbetet një ndeshje futbolli dhe le ta marrë ai që e meriton.

Safet Gjici më pëlqen se është karizmatik, asnjëherë nuk dorëzohet dhe thotë gjithmonë se do të fitojë gjithçka që është, Kupë dhe kampionat. Të gjithë presidentët duan të fitojnë, por Gjici është i veçantë, do të fitojë edhe miqësoret. Gjithsesi ne shohim planet tona dhe nuk ka interesojnë shumë ekipet e tjera.

Kërkesa e skuadrës tonë është që t’i jap më shumë hapësirë lojtarëve që kanë kontrata afatgjata. Nuk do të kemi shumë kohë për pushime dhe do të rifillojmë sërish në gusht. Me Dovedan do të mbyllim njëherë këtë sezon, pastaj do të ulemi në tavolinë dhe të flasim sërish me të për të ardhmen. Futbollisti që ia ka vlejtur? Peter Olainka mbush gjithmonë arkat e klubit tonë dhe në çdo vit ne përfitojmë prej tij.

Qyteti ynë është i vogël dhe të gjithë takohemi me njëri-tjetrin. Po të gjithë na thonë që: “A ka ndonjë vend për mua?”. Nuk i kënaqim dot, se janë me numër të kufizuar vendet dhe duhet ta shohin nga televizori”, ka thënë Kapllanaj. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.