Gjetja e Sinanit dhe komplimentet e munguara për Ndreun

0

Kur Lejdi Liçaj shënoi një gol “alla-Salihi” për Flamurtarin, kamera me të drejtë fokusoi rreth 20 fëmijë që festonin si të marrë fitoren “in-extremis” të vlonjatëve, të cilët po shihnin në mënyrë të pabesueshme se si Lushnja e vendit të fundit po u merrte një pikë, e artë për vendasit dhe fatale për miqtë. Pamja që u ofrua mori madje dhe komplimentet e ish-presidentit Gjika. “Sinan, sot po që bërë diçka të bukur”. Dhe kur ribashkohet Gjika me Sinanin, Idrizi diçka ka bërë. Fyerjet në stadiumin Flamurtari e detyruan presidentin të dilte dhe të thoshte: “Tani në stadium me fëmijë dhe femra”.

Disa orë më vonë Sebino Plaku shënoi dhe nuk festoi golin e “ish”-it në Korçë. Kamza, që është sigurisht dhe e tij, mori një pikë të madhe në fushën më të vështirë të kampionatit, në Korçë. Nëse Ndreu nuk do ishte Danja, me siguri do kish mbushur faqet e para. Por ai nuk është profile mediatik i ofruar në vitet e fundit. Këtë sezon po bën më mirë se shumica e atyre që “japin mend” lart e poshtë nëpër gazeta dhe TV. Kamza është një realitet.

Në fund Vllaznia e Gjokës. 1 pikë në 4 ndeshje. Shumë pak në letër, por për hir të së vërtetës ka luajtur kundër ekipeve më të mira dhe 3 herë jashtë Shkodrës. Justifikime mund të gjesh sa të duash, por ai nuk shkoi në Shkodër për ta ndërtuar, por për ta shpëtuar. Ai vend i parafundit qëndron si një gijotinë mbi kokën e tij dhe Vllaznia duhet të fitojë me Lushnjen në mesjavë, që të krijojë një pauzë qetësie.

Gjergji Stefa

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.