Gjetja më e madhe e Ilir Dajës në Kosovë është Lindon Emërllahu. Ky i fundit ka spikatur me paraqitjet e tij. Pavarësisht moshës së re, lojtari ka treguar shumë personalitet.
Gazeta Nacionale shkruan se Emërllahut i ka shkuar ftesa e Shqipërisë, por e ka refuzuar. Lojtari i Ballkanit ka zgjedhur Kosovën dhe është ftuar nga Giresse. /Sport Ekspres/