Gjesti për t’u vlerësuar! Vuajti gjithë ofendimet në Europian, tifozët e Brentford ngrihen në këmbë për Saka

Saka ishte një nga lojtarët që u bë viktimë e racizmit në finalen e Euro 2020. 19 vjeçari humbi penalltinë e fundit, duke i kushtuar Anglisë titullin kampion të Europës. Megjithatë reagimi i mijërave tifozëve anglez, të cilët e krahasonin Saka me majmunin ishte e tepërt.

Ditën e djeshme një gjest i bukur ka ndodhur në ndeshjen Brentfortd-Arsenal, e përfunduar 2-0 në favor të vendasve. Në momentin që Saka u fut në fushë, i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë dhe tifozët e Brentford duartrokitën lojtarin e Arsenal. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *