FIFA ka publikuar renditjen e kombëtareve për muajin nëntor dhe në krye nuk ndryshon asgjë. Gjermania kryeson, ndjekur nga Brazili, Portugalia, Argjentina e Belgjika. Megjithatë, bie në sy që të gjitha këto kombëtare kanë më pak pikë se muajin e shkuar, me Brazilin që ka zbritjen më të madhe, nga 1919 pikë në 1483 pikë.
Ndërkaq, Spanja ngjitet në vendin e gjashtë në botë, duke kaluar Poloninë dhe Francën. “Gjelat” zbresin në vendin e nëntë, duke u kaluar nga Zvicra, tashmë e teta në botë.
Shkëlqejnë nordikët: Danimarka ngjit 7 vende dhe është e 12-ta, Suedia ngjit 7 vende dhe është e 18-ta.