Gjermanët e pyesin për dopingun, trajneri i Rusisë braktis intervistën

Trajneri i Rusisë Stanislav Çerçesov braktisi befasisht një intervistë me revistën gjermane Der Spiegel, për shkak të një pyetjeje në lidhje me dopingun.

Këtë Botëror Rusia habiti jo pak më nivelin  e lartë të lojës dhe formën e shkëlqyer fizike, edhe duke luajtur dy ndeshje me shtesa, në një kohë që disa lojtarë i ka në fundin e karrierës dhe një ndër mbrojtësit është 39 vjeç.

Të shumtë janë ata që aludojnë se Rusia ka përdorur doping dhe “zjarrin” e kane ushqyer pamjet ku lojtarë rusë shfaqen duke thithur diçka nga duart. Në fakt, Rusia është mbrojtur duke shpjeguar se bëhet fjalë për amoniak, substancë që nuk është e ndaluar dhe përdoret për përmirësimin e frymëmarrjes, por dyshimet mbeten, aq më shumë që Rusia vitet e fundit është përfshirë në disa skandale dopingu, me atë që është quajtur “doping shtetëror”, për shkak të fshehjes se dopingut dhe ndërrimit të epruvetave me urinën e sportistëve.

Për këtë çështje dy gazetarët e Der Spiegel pyetën Çerçesovin, i cili i nervozuar u çua dhe iku, duke thënë: “Më pyesni për gjëra të faktuara, atëherë do u përgjigjem”.

Pas lutjeve të gazetarëve dhe ndërhyrjes së zyrtarëve, u bë e mundur që intervista të vazhdonte, por dopingu nuk u përmend më.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online